“Në të ardhmen e shoh veten si prokurore”/ 15-vjeçarja në Përmet i merr mikrofonin, surprizon Sorecën: Shqipëria ka një të ardhme të shndritshme

Gjatë vizitës në Përmet, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca është surprizuar nga një 15 vjeçare.

Ajo i ka marrë mikrofonin Sorecës dhe i ka thënë se në të ardhmen e sheh veten si prokurore për të dhënë kontribut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Momenti i ditës në # Përmet ishte kur kjo vajzë e re mori Mikrofonin dhe më tha: “Për 15 vjet e shoh veten si prokurore për të dhënë kontributin tim në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”. Me të rinj të tillë të përkushtuar Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara”, shkruan Soreca.

Postimin e ambasadorit e ka shpërndarë edhe ambasadorja Yuri Kim dhe shkruan “Bravo”.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT