Në vendin tonë janë kryer 750.000 vaksinime anti-Covid që prej fillimit të fushatës

Në vendin tonë janë kryer 750.000 vaksinime anti-Covid-19 që prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh”. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Procesi i vaksinimit masiv vijon prej disa javësh në vendin tonë, ku fillimisht nisi me të moshuarit mbi 80 vjeç dhe më pas u shtri në kategoritë e tjera të riskuara.

Ndërkohë, në Shqipëri prej dy ditësh nuk regjistrohet asnjë viktimë nga Covid-19.

Screenshot 14 23

Back to top button
LAJMET E FUNDIT