“Nëse s’më përjashtojnë…”/ Shehaj tregon nëse do largojë Berishën nga PD dhe nëse do bashkëqeverisë me Ramën

Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj është shprehur se nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS, nëse ai merr drejtimin e selisë blu.

I pyetur nëse do të përjashtojë Sali Berishën nga  Grupi Parlamentar pas shpalljes “non grata”, Shehaj nuk pranoi që të bënte koment.

A do bashkëqeverisni ?

Nëse unë do të zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisjë me PS?

A është Basha lider i korruptuar?

JO. Përballë Ramës duhet një njeri ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë I pakorruptuar dhe njerëzit të mendojnë se është i pakorruptuar

Shpallja “non grata” e Berishës, a do e largoni nga grupi parlamentar?

Lideri historic i PD ka kontribut në orientimin e Shqiërisë drejt Perëndimin. Nuk dua të jap koment për shpalljen non grata.

-Jeni të barabartë me Bashën?

S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta

Si do jenë marëdhëniet me Bashën?

Nëse nuk më përjashtojnë. Unë nuk kam asgje personale me Bashën. Humbën zgjedhjet, nuk mund të presim, duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura. Ne nuk humbëm zgjedhjet, ne  lamë në pushtet një qeveri të korruptuar. Gjithsesi nuk pres që të më përjashtojnë nga PD./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT