Nis përballja Rama-Meta në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesja e qeverisë akuzon Presidentin: Nuk kishte kompetenca për të refuzuar propozimin për ministrin Cakaj

Ka nisur në Gjykatë Kushtetuese përballja mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta për mos-dekretimin e Gent Cakaj si ministër i Jashtëm.

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave ka akuzuar Metën se e ka refuzuar propozimin e Cakajt si ministër duke mos patur asnjë lloj kompetence dhe duke cënuar kompetencat e kryeministrit.

“Presidenti nuk kishte kompetenca për të refuzuar propozimin për ministër. Presidenti veproi jashtë çdo kompetence dhe duke shkelur parimet e republikës parlamentare. Gj. Kushtetuese të zgjidhë këtë mosmarrëveshje kompetencash mosmarrëveshja ekziston ende. Kryeministri mund të ndodhet prapë në një situatë të tillë. Kryeministri nuk e ka pranuar refuzimin. Ai propozoi veten sepse Presidenti nuk i la zgjidhje tjetër. Konflikti nuk është zgjidhur. Kryeministrit i është cënuar kompetenca për të ushtruar pushtetin ekzekutiv të dhënë nga populli Presidenti ka rol formal dhe solemn. Nuk ka tagër kushtetues për të bërë verifikime apo të refuzojë një kandidat për anëtar të kabinetit qeveritar”, u shpreh ajo në seancë.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese drejtohet nga Vitore Tusha, ndërsa relatore është Elsa Toska.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT