E FUNDIT/ Nuk ndalet Berisha, i shpall ‘luftë’ SHBA-së: Do e padis për shpifje

Berisha tha se nëpërmjet avokatit të tij në Francë do të ngrejë padi ndaj sekretarit të DASH, Anthony Blinken.

“Për arsye të cilat janë të panjohura për mua, sekretari i DASH, ka publikuar dje në mënyrën më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Që kur kam filluar jetën time politike, po ju garantoj, se që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, e deri më sot, nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në ndonjë aferë korruptive. Prandaj dhe kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar siç është Franca, që të ngrejë ndaj Blinken një padi për shpifje publike.

Blinken mundet të pretendojë se sipas rregullave se si ministër shteti, ai përfiton imunitet. Kjo është gënjeshtër, imuniteti përcaktohet nga gjykatat. Pra, ai është i mbrojtur nga imuniteti kur kryen funksione në qeverinë e tij, por kur bëhet autor i një montazhi politik për të më dëmtuar mua, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri, asnjë qeveri nuk ka në funksion shpifjen e përbaltjen.

Pra sipas avokatit tim, Blinken nuk është i mbrojtur ndaj dhe do ta padit nga avokati im në Francë. Një vendim ky i paparashikueshëm ndonjëherë në jetën time. Një admirues i pakufishëm i vendit të madh të lirisë, aleatit kryesor të popullit shqiptar, por çështja dinjitetit është çështja më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin, e zhvlerëson atë, për miqtë, familjen dhe komunitetin,” tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT