Nuk u vlerësuam me pikë nga fqinjët në Eurovision, aktori shqiptar “shpërthen” i revoltuar: O vrromë po jemi komshinj…

Mbrëmjen e djeshme u finalizua “Eurovision” me fitoren e Italisë, ndërsa Shqipëria arriti të rënditet e 21-të me 57 pikë.
Ndonëse, Anxhela Peristeri “shpërtheu” në skenë dhe të gjithë shpresonim për një vend në krye, mirëpo nuk u votuam nga vendet europiane ashtu si e prisnim.
Shqipëria u vlerësua me 12 pikë nga Malta, ndërkohë që nga fqinjët tanë Greqi, Maqedoni, Itali nuk morëm asnjë pike.
Ky fakt nuk i pëlqeu aspak publikut shqiptar dhe ka pasur dhe nga ata të cilën përmes rrjeteve sociale kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre.
Mes tyre është edhe aktori i njohur i humorit, Visjan Uckenaj i cili ka vetëm dy fjalë për “Eurovisionin”
“2 FJALE PER EUROVIZION: ITALIA – MAKARONAT KU TI KESH PO SI ASNJE PIKE O MORTJE. MACEDONIA E VERIUT – O VRROME PO JEMI KOMSHINJ MI VRROME PO SI ASNJE PIKE MI VRROME. SERBIA PLASI TRAPI, GREQIA. PLASI TRAPI.
O TVSH-JA A S’KA NJERI TJETER SHQIPERIA QE TE JAPE ATO PIKET O VLLEZER NGJAJME SI NJEREZ PA FANTAZI, PA PIKE KREATIVITETI. KEMI VETEM NJE TULLAC QE I BEN TE GJITHA, ANGLEZIN, PERKTHYESIN KOMENTATORIN DHE DHENESIN E PIKEVE. TAMAM SI REGJISORET SHQIPTAR QE BEJNE VETE REGJINE SKENARIN ROLIN KRYESOR MONTAZHIN MUZIKEN GRIMIN DHE PRODUCENTIN”, shkruan Ukcenaj në reagimin e tij.
