Pak para finales së Eurovision 2021, Anxhela Peristeri: Pres mbështetjen e shqiptarëve në diasporë për ta ngjitur sa më lart Shqipërinë në këtë edicion

Pak orë para finales së “Eurovision 2021” në Rotterdam të Holandës, përfaqësuesja shqiptare, Anxhela Peristeri ka rrëfyer emocionet e performancës së sotme.
Duke shprehur lumturinë pas kualifikimit të Shqipërisë në Finale, Peristeri i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të diasporës që ta mbështesin atë.
“Emocionet gjithnjë janë në rritje kur afrohet ora e performimit, jam shumë e lumtur që arritëm në finale dhe do e përfaqësojmë gjithë shqiptarët anembanë dhe muzikën shqiptare. Jam shumë falënderues për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, ka thënë Anxhela Peristeri për “Telegrafi”.
Anxhela Peristeri do të këndojë e dyta në këtë natë finale, ku në total do të performojnë këngëtarë të 26 shteteve.
Në natën gjysmë finale, Peristeri shkëlqeu me performancën dhe pamjen e saj, duke marrë komente nga më pozitivet.
Eurovision 2021, ja si shqiptarët jashtë vendit mund të votojnë Anxhela Peristerin
Të gjithë shqiptarët mund të japin mbështetjen e tyre që Anxhela Peristeri me këngën e saj “Karma” të renditen sa më mirë në klasifikimin e këtij edicioni të 65-të. Kodi i Shqipërisë në garën e ditës së sotme është “2”, renditje edhe e radhës që Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e Roterdamit në “Ahoy Arena”. Vendet pjesëmarrës ku ka më shumë shqiptarë, Greqi, Itali, Zvicër, Greqi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri të Bashkua, dhe jo vetëm tradicionalisht kanë votuar që Shqipëria të renditet sa më mirë në finale.
Më poshtë mund të gjeni numrat përkatës të të gjitha shteteve që janë pjesëmarrëse në Eurovision për të votuar Anxhela Peristerin.