Pandemia e koronavirusit/ Vjen lajm shumë i mirë nga spitalet e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.

Ky është një lajm shumë i mirë që vjen nga spitalet COVID, i cili jep shpresë dhe shenja se po vjen fundi i pandemisë pasi rastet e të shëruarve janë shumë më të mëdhaja se të të prekurve.

Shtrimet në spitalet Covid gjatë javës së fundit kanë rënë afërsisht me 3 pacientë në ditë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 96 të shtruar që rezultonin në 11 Maj, numri zbriti në 80 pacientë në 17 Maj, 16 pacientë më pak.

Durrësi mban numrin më të lartë të të shtruarve në spital krahasuar me rastet pozitivë aktivë. 20 % e rasteve aktive po marrin ndihmë mjekësore në spital. Pas tij vjen Elbasani me 10.5 % dhe pastaj me radhë vijnë Fieri dhe Vlora me 8 % të të infektuarve aktivë të shtruar në spitalet Covid.

Kryeqyteti që mban edhe numrin më të lartë të të infektuarve aktivë me afërsisht 3300 raste, ka të shtruar në spital vetëm afro 1 % të tyre. Vetëm 36 pacientë po marrin ndihmë mjekësore në dy spitalet Covid. Në Shqipëri aktualisht rezultojnë 4200 të infektuar aktivë.

Prej afro një muaji në vend po regjistrohen shifra të ulëta infektimesh dhe shtrimesh në spital. Ekspertët thonë se tashmë personat që kanë nevojë për hospitalizim po qëndrojnë më pak se dy javë në spitalet Covid për shkak të rënies së agresivitetit të virusit. Po ashtu imunizimi natyror dhe vaksinimi kanë ndikuar në përmirësimin e situatës së pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT