Pas Bajramit, kosovarët mësyjnë në Shqipëri

Pas mbylljes së Muajit të Ramazanit dhe festës së Fiter Bajramit mëngjesin dhe drekën e kësaj të enjteje, qindra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Nga pika e kalimit kufitar të Morinës raportohet një fluks i shtuar i trafikut të mjeteve dhe pasagjerëve në hyrje.

Kjo ka krijuar radhë të gjata, ku drejtuesit e mjeteve kanë pritur me orë të tëra për të kaluar.

Ata pritet të kalojnë fundjavën në bregdetin e vendit, për më tepër që Shqipëria ka hequr një pjesë të mirë të kufizimeve Covid.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT