“PD ka një gabim që nuk ngjalli besim te njerëzit”/ Debati mes Hoxhës dhe Balliut: Bashkëpunimi me PS do të ishte ti vendosësh thikën…

Ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News u diskutua në lidhje me zgjedhjet që do të ndodhin brenda Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit.

Të ftuar në studio ishin dy anëtarët e Këshillit të PD-së, Klevis Balliu dhe Indrit Hoxha, të cilët kishin si mendime të njëjta, ashtu edhe të kundërta.

Sipas Balliut, zgjedhjet e 25 prillit janë vjedhur nga ana e Partisë Socialiste dhe se PD nuk mund të bëjë një marrëveshje tjetër me PS-në.

Nga ana tjetër, Hoxha u shpreh se këto nuk janë zgjedhjet e para që vidhen nga Partia Socialiste dhe se Basha nuk duhet që t’u hedhë sy hive njerëzve, duke u thënë se nuk i njeh zgjedhjet.

Debati mes Balliut dhe Hoxhës:

Hoxha: Opozita nuk duhet që t’u hedhë hi syve njerëzve duke thënë që nuk i njohim zgjedhjet, e të hymë në Parlament. Duhet të ketë revoltë në shesh, e nëse Basha merr përsipër këtë, unë dal krah tij. Ne e dinim që në 2013 kë kishim përballë.

Balliu: Bashkëpunimi mes PS-së dhe PD-së do të ishte vdekje e PD-së. Bashkëpunimi me Edi Ramën do të ishte bashkëpunim me krimin, do të ishte një thikë për Kosovën. PD çmon dhe mbron ato vlera që kemi mësuar nga SHBA.

Bashkëpunimi me PS do të ishte ti vendosësh thikën sakrificës së PD në vite, të bëhesh bashkë me lobimin e Beogradit që është Edi Rama. Ne duhet të fokusohemi te problemi që ka shteti, vjedhja e votës dhe mungesa e të drejtës për të votuar. Partia Demokratike ka përballë një bandë të organizuar.

Hoxha: Basha ka katër vite që nuk shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë jam dakord që në Elbasan të numërohen votat, të shikojmë nëse ka pasur apo jo vjedhje votash, unë i quaj në numërim. Blerja është bërë se PD nuk bëri që njerëzit të kishin besim që të mos e shisin votën për një thes miell.

Vjedhja e votës ka ndodhur pa u futur në kuti. PD në mënyrë permanente për katër muaj ka dalë e ka thënë që shteti nuk ka shpërndarë lekët e tërmetit, e katër ditë pas zgjedhjeve tha se ka bërë një super punë. Deputetët e blerë nga Rama, Basha i futi në listë.

PD bëri një koalicion me LSI, e nuk patën asnjë energji së bashku. PD ka një gabim që nuk ngjalli besim te njerëzit.

Balliu: Akuza për vjedhje votash, është akuza më e madhe që i bëhet një shteti. E kur nuk ke një votë të lirë, do të thotë se je një shtet i pushtuar. Unë 1000 herë më shumë zgjedh që të jem në pozitë dhe me njerëz të ndershëm, se sa në shtet me kriminelë që çojnë vajzat për prostitucion.

Nuk ka qarje të PD-së, ka diskutime për një zgjidhje në interes të popullit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT