Peleshi, në Prishtinë me homologun Mehaj: Shqipëria do të mbështesë Kosovën në të gjitha procese integruese

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovë, ku edhe është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Peleshi ka shprehur mbështetjen për Kosovës, ndërsa theksoi se Shqipëria do të jetë e pakursyer në të gjitha proceset integruese të Kosovës.

“Jemi të gëzuar sa herë që vijmë në Kosovën, është vendi i vëllezërve tanë, i shqiptarëve.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e pakursyer e të gjitha proceseve integruese të Kosovës.

Ne kemi përshkruar rrugën që Kosova synon, ne kemi ndarë eksperiencën drejt NATO-s”, tha ai.

Gjithashtu, ministri Peleshi foli edhe për “Defender Europe 2021” stërvitjen e NATO-s që është duke u zhvilluar në Durrës.

“Stërvitja Defender 2021. Shqipëria ka fatin të jetë mikpritëse, ku do të jenë 28 mijë trupa.

Mijëra trupa amerikane dhe të NATO-së po stërviten së bashku me forcat e Shqipërisë, është mundësi e mirë të tregojmë aftësitë tona”, pohoi Peleshi.

Ministri u shpreh i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me ministrin Mehaj sa i përket fushës së sigurisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT