“Përgjigju e kalon dot Oqeanin?”/ Berisha i përgjigjet pyetjes së bërë nga Rama dy vite më parë

Në një reagim zyrtar nga SHBA bëhet me dije se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Lufta e hapur dhe qëndrimet e forta kundërshtuese ndër vite të Sali Berishës me SHBA si dhe krijimi kushteve për korrupsion të djalit dhe vajzës, janë ndëshkuar nga qeveria e SHBA.

Vendimi solli në vëmendje deklaratën nga viti 2019 të kryeministrit Edi Rama në parlamente ku replikonte me Berishën.

“Sali ti më bëre një pyetje direkte për bashkëshorten time dhe po te jap një përgjigje direkte. Abi Bank është një bankë që monitorohet direkt nga Enti i Bankave të SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do ishte aksionere të jesh i sigurtë që mua nuk do ma lejonin ta kapërceja oqeanin, tani kam unë pyetje direkte për ty, Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash? Hajde përgjigju, ti me DASH e kapërcen dot oqeanin Sali?,” pati thënë Rama.

Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha tha se “ka pasur një tendencë për shkak të kundërshtimit të projektit të ndryshimit të kufijve, projekt ogurzi dhe destabilizues, dhe jam krenar për qëllimin që kam mbajtur. Dhe qëndrimi im u pa si konsiparicion ndaj politikës së jashtme të SHBA. Por unë çdo gjë e kisha publike. Ata që e nisën këtë dështuan, kjo ka qenë në dijeninë time. Natyrisht s’mund të hiqja dorë, se dëmtonte kombin shqiptar”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT