Përsëritja e zgjedhjeve/ Debate të ashpra në KAS, përfaqësuesi i LSI, Rusmajlit: Do kërkojmë përjashtimin tuaj

Ilir Rusmajli anëtari i KAS kërkoi që të bëhet verifikimi i komisionerëve për të çmuar provat dhe vërtetuar se cilës parti politike i përkasin.

Nënkomisionerja Pelinku tha që kjo provë, nga ana e KQZ do të kërkohet dhe të vendoset në dispozicion. Ndërsa nga krahu tjetër, relatori Braho, i kërkoi Rusmailit që të anashkalonte këto pyetje, pasi sipas tij, këto gjëra i përkasin Prokurorisë. Debati ka vazhduar më tej aq sa përfaqësuesi i LSI ka thënë se do kërkojmë përjashtimin e Rusmailit pasi po del mbi çështjen.

“Ka një mundësi që këta persona kanë provokuar sistemin, për t’i shërbyer partive”, tha ai.

Përfaqësuesi i LSI i është kthyer Rusmajlit: Do kërkojmë përjashtimin tuaj, pasi po dilni mbi çështjen. Ndërkohë që KAS është tërhequr për të marrë një vendim në lidhje me ccështjen që po shqyrtohet.

Pjesë nga debati:

Ledio Braho: Po e bën si hetuesia e dikurshme, mbetet vetëm ajo drita e kuqe të ndizet e të fiket,

Ilir Rusmajli: Ça i ke këto fantazi , komisionerët janë për burg. Nëse jeni përpara një shkelje individuale vlera e saj në raport me kërkesën për pavlefshmëri është ajo e shkeljes individuale. Nëse jemi par anjë rasti kur provokimi bëhet për motive politike vlera e shkeljes është e ndryshme nga ajo e një rasti individual.

Ledio Braho: S’ jemi as prokurori as gjykatë të vlerësojmë anën subjektive të komisionerëve. Se po bëni poezi këtu. Se dimë nga çfarë premisash është nisur ai komisioner për të votuar në qendra votimi. Këtë se paraqet dot asnjëherë. Ndaj pyesni prokurorinë

Ilir Rusmajli:: Ne mund ta themi që se provojmë por s’mund ta fshehim nën rrogoz. Ka persona që kanë votuar me të njëjtin identitet. Në një qendër kanë votuar administratorë zgjedhore dhe ju i njihni, e dini cilët kanë qenë funksionet e tyre?

Pelinku: Është administratë zgjedhore…

Ilir Rusmajli: Cila ka qenë detyra e tyre?

Pelinku: Na rezulton administratë zgjedhore, mund të ketë qenë komisioner apo operator.

Ilir Rusmajli: Nuk e keni checkuar? Dhe nuk keni ndërmend ta bëni?

Pelinku: Kjo mund të kryhet

Ilir Rusmajli: Po a ishte përfundimtar hetimi, apo do ta çelni përsëri? Unë dua të kuptoj vlerën e provës. Të mbaroj unë. Unë mora leje për të bërë pyetje. Ne kërkuan thirrjen e dëshmitares me qëllim që të çmonim provën. Nëse nuk e vlerësojmë nuk japim dot vendime. Kam nevojë të di nëse është dokument përfundimtar apo material pune që nuk nxjerr konkluzione përfundimtare. Është thelbësore që ta sqarojmë deri në fund këtë element, apo nëse KQZ do të bëjë hetime më të thelluara. Kemi dy dokumente, njëri thotë që nuk është përfundimtar dhe dëshmia pretendon të kundërtën. Ke dëshminë e saj që thotë se është përfundimtar. Dokumenti thotë nuk është. Jo të lutëm të mbaroj debatin me kolegët.

Ledio Braho: Komisioneri është identifikuar, nuk ke vetëm komisionerë ke edhe një tjetër.

Ilir Rusmajli: Të lutem shumë do të çmojmë provat

Ledio Braho: Po ça do i çmosh më shumë kësaj.

Ilir Rusmajli: Po krijohet përshtypja se çfarë po ndodh. Interesi juaj është dhe i yni. Ju keni përballë dokument dhe dhënie dëshmitarësh kontradiktore. Cilën anë do të mbani.

Ledio Braho: Mos e shfrytëzoni për fjalime tavolinën e KAS.

Pelinku: Unë përgjigjem për fazën e parë, kjo do të jetë objekt i një hetimi të mëpasshëm. Përfundimtare janë të dhënat që ka gjeneruar procesi i të dhënave.

Ilir Rusmajli: Në dokument flitet për dyshime, sot folët për përputhje. Janë informacione kontradiktore.

Ledio Braho: Po e sqaroi pra. Luajmë teatër…

Ilir Rusmajli: A ka mundësi se jam duke punuar për ju, jo për veten time. Zoti Braho të jep të drejtën të menaxhosh debatin, por jo të kondicionosh bindjen time. Po arrij të përpiqem e të kuptoj. Ka një mundësi që këta persona kanë provokuar sistemin, për t’i shërbyer partive”.

Përfaqësuesi i LSI i është kthyer Rusmailit: Do kërkojmë përjashtimin tuaj, pasi po dilni mbi çështjen

Back to top button
LAJMET E FUNDIT