“Pika e dobët” iu shpall “non grata” dhe Komisioni Hetimor mban mbledhje për shkarkimin e tij, Meta ia merr valles

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij vazhdon mbledhjen, presidenti Ilir Meta është shfaqur duke ia marrë valles me përfaqësues të minoriteteve në presidencë.

Siç mund ta shihni edhë në pamjet e mëposhtme, kreu i shtetit shfaqet në momente të gëzueshme me pjesëtarë të pakicave duke kërcyer valle të tyre tradicionale.

Aktiviteti është pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit që u mbajt sot në 11:30 në Institucionin e Presidencës.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit, nuk ka reaguar as për “pikën e tij të dobët”, Sali Berishës, që u shpall “non grata” nga SHBA.

Pas vendimit të DASH, presidenti ka vendosur të ulë tonet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT