Plazhi nisi, por në nuk ka roje, Federata bën thirrje për aplikime

Kufizimet që mund të vendosin vendet e Bashkimit Europian dhe ato përreth për të frenuar përhapjen e pandemisë mund të dyndin shqiptarët drejt plazheve vendase, më shumë se kurrë më parë.

Një problematikë që ngre Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit është mungesa e stafit. Deri më tani janë certifikuar vetëm 60, ndërsa për të mbuluar të gjithë vijën bregdetare duhen të paktën 200 vrojtues.

“Aplikimet janë akoma të ulta, shpresoj që të rriten në vijim. Shifra nuk i përmbush nevojat. Është numër shumë i ulët për të ofruar sigurinë gjatë bregdetit shqiptar”, tha për mediat Robert Necaj zv.President i Federatës së Vrojtuesve të Plazhit.

Paga e ulët është një nga arsyet kryesore për mungesën e vrojtuesve të plazhit, por sipas Neçajt kjo nuk është e vetmja.

“Mungesa e kulturës, për ta ushtruar këtë profesion. Bizneset e quajnë diçka formale dhe e marrin sa për të filluar sezonin, ndërsa e treta pjesa e pagesës sepse shumë janë të pakënaqur me aq sa ofron një biznes”, vijoi ai.

Në sezonet e kaluara një nga problemet ka qenë edhe largimi nga vendet e punës të vrojtuesve të plazhit.

“Këtë vit do të ketë një grup, i cili do ndjekë ecurinë e punës së vrojtuesve të plazhit për sa i takon largimit nga vendi i punës. Në rast se vërehen shkelje, të cilat sjellin edhe pasoja të rënda në sezonin veror do të ketë penalitete që fillojnë nga revokimi i licencës deri në ndjekjen penale të vrojtuesve”, paralajmëron Neçaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT