Policia NJOFTON: Ky djalë është gjetur i braktisur te “Terminali i Jugut”, por nuk mban mend shtëpinë (EMRI-FOTO)

Policia e Tiranës njofton se një djalë i mitur i identifikuar si Vin Uku është gjetur i vetëm në rrugë nga disa qytetarë.
Ai quhet Vin Uku dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën.
I mituri ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3, ndërsa autoritetet apelojnë se kushdo që ka dijeni për të të telefonojë në numrin 112.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.
Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.
Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.
