“Porosit brekë çeliku e ndiz qiri me komshiun te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha, Metës: Shkëlqesia juaj që nga ky moment…

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka komentuar deklaratën më të fundit të presidentit Ilir Meta pro ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kundër Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një koment në rrjetet sociale, Hoxha i kujton Metës se me këtë akt të bërë nuk do ta ketë të lehtë përballjen me amerikët me këtë fletërrufe të cilësuar mbi vendimin e Departamentit Amerikane të Shtetit.

“Por bëj kujdes, ti e di këshillen që sherifi amerikan të thotë, ndërsa të hedh hekurat: “Çdo fjale që do të thuash nga ky moment, do të përdoret kundër teje në proçesin gjyqesor”… Deri ditën kur SHERIFF-i te vendos për ta ngjitur “fleterrufenë” në shtylle, ke kohë të porositësh një pale “brekë” çeliku, se ato prej hekuri nuk të bëjnë punë… Marinsat Amerikane do të bëjnë nje demostrim force në Bulevardin “Deshmorët e Kombit”, fiks para zyrës tënde…”, shkruan Hoxha.

Më poshtë postimi i plotë

Shkelqësi, çdo fjalë që flet nga ky moment, do të përdoret kundër teje në proçes…

Më në fund, Shkëlqesia e tij u bë i gjallë dhe foli…

Foli hapur, por foli keq.. Foli ashtu si di ai, për “fletërrufe” amerikane, për “akt të shëmtuar, te pabese dhe te poshter”, nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kunder Berishes, familjes se tij dhe aleateve te tij…
Shkelqësi, nëse një kopje e “fleterrufese” amerikane të ka ardhur për momentin poshtë derës, bën mirë që flet.

Por bëj kujdes, ti e di këshillen që sherifi amerikan të thotë, ndërsa të hedh hekurat: “Çdo fjale që do të thuash nga ky moment, do të përdoret kundër teje në proçesin gjyqesor”…

Deri ditën kur SHERIFF-i te vendos për ta ngjitur “fleterrufenë” në shtylle, ke kohë të porositësh një pale “brekë” çeliku, se ato prej hekuri nuk të bëjnë punë…

Marinsat Amerikane do të bëjnë nje demostrim force në Bulevardin “Deshmorët e Kombit”, fiks para zyrës tënde…

Nëse do t’i përshendesësh me dorë nga dritarja, apo do të dalesh t’i nderosh ushtarakisht të vendroja e ushtarit të gardës, kjo është punë për ty…

Për kuriozitet, Marinsat kanë sjelle me vete një pajisje të fuqishme për të kërkuar metalet e rënda si floriri.

Kam marrë vesh se kur të largohen, nuk do ta marrin me vete, por do t’ia lënë si dhuratë Byrose Kombëtare të Hetimit(BKH)…

Prandaj si banorë i kompleksit luksoz në Gjirin e Lalzit, bën mirë ti informosh edhe komshinjtë, që të hedhin në det gjithçka që kanë groposur poshtë rrënjëve të atij ullirit 300-vjeçar…

Shkelqesi, derisa “fleterrufeja” per ty te ngjitet ne shtylle, ke ende pak kohe per te lehtesuar poziten tende.
I tregon ose jo “shokët” në këtë betejë kundër Shteteve të Bashkuara te Amerikes, aleatit dhe mbrojtësit më të madh në planet të Kombit Shqiptar, kjo është punë për ty…
Meqë është fundjavë dhe ti zakonisht e kalon në Gjirin e Lalzit, bëj të fala komshiut, komishijes dhe familjes së tyre…

Qani hallet, ndizni ndonje qiri, se mbase Abaz Aliu, atje në majene e malit të shenjtë të Tomorrit, u merr me sy të mire… Paç fat, Shkelqesi….

Back to top button
LAJMET E FUNDIT