Pozojnë krah njëri-tjetrit me shampanjë në duar, Osmani nxjerr fotot me Metën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar ditën e sotme disa foto në rrjetet sociale, teksa shihet krah për krah me Ilir Metën.

Dy homologët kanë pozuar të buzëqeshur teksa bëjnë gëzuar me shampanjë në duar në një ambient të hapur.

Fotot janë shkrepur gjatë samitit të procesit Brdo-Brijuni, ku të dy krerët kanë qenë të pranishëm.

Në një postim në ‘Facebook’, Osmani shkruan krahas fotove se në samit u mbajtën diskutime të frytshme me Presidentin Millanoviç të Kroacisë, Presidentin Gjukanoviç të Malit të Zi, Presidentin Pendarovski të Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin Meta të Shqipërisë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT