Prej 10 ditësh zhgaravitet Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, askush nuk kujtohet t’i heqë (FOTO)

Skulptura gjigande e Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në Vlorë është zhgaravitur me disa grafite.
Mësohet këto grafite kanë mbi 10 ditë që janë bërë, por askush nuk është kujtuar për t’i fshirë. Deri tani dihet se ky monument është nën përgjegjësi të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës.
Ky shesh me një arkitektura italiane ka një rëndësi të veçantë në historinë e vendin tonë, pasi është monumenti i shpalljes së pavarësisë.
Si duket asnjë punonjës nuk është interesuar për të fshirë zhgaravitjet dhe shkrimet në këtë monument, i cili është objekt i vizituar më së shumti në Vlorë nga turistët.
