Presidenti slloven: Jo ndryshime kufijsh! Ballkani në BE

Presidenti slloven ka hedhur poshtë dokumentin jozyrtar që thuhet se doli nga zyrat e Qeverisë së Ljubjanës, e në të cilin sugjerohej ndryshim i kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Me ‘non-paper’ nuk pajtohem, qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt që të mos bisedohet për alternativa të tilla të ndryshimit të kufijve”, deklaroi nga Prishtina, Borut Pahor, pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në vend të lojës me kufij, Pahor ftoi udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që debatin ta përqëndrojnë te integrimi dhe perspektiva europiane e të gjitha vendeve të rajonit.

“Unë dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit e mi në takimin për Ballkanin Europian që të vazhdohet me zgjerimin e BE-së”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT