Pse po hesht Meta? Përgjigja e Berishës për presidentin dhe qëndrimin e fundit të zyrtarit të DASH, Palmer

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp e ka cilësuar si normale mos reagimin e presidentit Ilir Meta në lidhje me vendimin e DASH për të shpallur person non-grata.

“S’ka asnjë lloj shkaku se pse të prononcohet. Unë prononcohem vetë si person”, tha Berisha.

Ndërsa ai iu shmang komenteve në lidhje qëndrimin e zotit Palmer që i mbështeti qëndrimet e DASH dhe se nëse do ta padiste edhe atë në gjyq.

“Do ta shqyrtoj qëndrimin e tij, në një aspekt zoti Palmer, mendoj unë, nuk e kam ndjekur, në fund të fundit, ai është një zyrtar i lartë i DASH që ka mbrojtur deklaratën e DASH, s’ka bërë ndonjë gjë tjetër. Do ta studioj atë deklaratën e tij”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT