Rama nxjerr VIDEO nga kantieri i ndërtimit të stadiumit të ri në Kukës, “Zeqir Ymeri”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një postim në Facebook, ku shihen pamjet e reja nga stadiumi i ri i Kukësit.
Siç shihet në videon e publikuar, në këtë stadium vijojnë punimet.
“MIRËMËNGJES
dhe me disa sekonda nga kantieri i stadiumit të ri të Kukësit, “Zeqir Ymeri”, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.