Rama thumbon opozitën nga Bubqi: Rezidencë si e oligarkëve, por për njerëzit e varfër

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bubq ku ka parë nga afër procesin e rindërtimit.
Edhe pse nuk ka folur ende për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, Rama thumboi opozitën duke thënë se kjo residence, ku do streohen banorët e prekur nga tërmeti, duhet bërë si ajo ku jetojnë oligarkët.
“Kjo duhet bërë si rezidenca e atyre oligarkëve, por për njerëzit e thjeshtë meqë u ka mbetur goja. Rezidencë si e të pasurve, por për njerëzit e varfër”, tha Rama.
Rama u shpreh se në fund të kësaj vere, 120 familje do kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale./Gazeta SHQIP