Rekord të vaksinuarish sot, Manastirliu jep lajmin e mirë: Po shkojmë drejt…

Shqipëria po shkon drejt objektivit për të bërë 1 milion vaksinime brenda qershorit. Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë vaksinuar edhe 12 621, duke e çuar në total në 748 986 mijë numrin e të vaksinuarve në vendin tonë.

Shifrat bëhen publike nga ministrja, Ogerta Manastirliu, ndërsa fushata e vaksinimit sot u zgjerua edhe me punonjësit e transportit publik.

“Me 12,621 vaksinime të kryera sot, janë më shumë se 748 mijë vaksinime që prej fillimit të fushatës #ShqipëriaBuzëqesh,teksa sot e shtrimë vaksinimin edhe tek punonjësit e transportit publik. #VaksinimiNukNdalet drejt objektivit  1 MILION vaksinime brenda Qershorit”, shkruan Manastirliu.

Sot Shqipëria nuk regjistroi asnjë të vdekur nga koronavirusi, gjë që nuk ndodhte prej 244 ditësh./Gazeta SHQIP

Rekord të vaksinuarish sot, Manastirliu jep lajmin e mirë: Po

Back to top button
LAJMET E FUNDIT