Rënie drastike e rasteve aktive me covid në Shqipëri/ Lajmi i mirë nga spitalet, nuk raportohet asnjë i…

Vijon të shënojë sërish përmirësim situata me pandeminë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 39 raste të reja me covid-19 nga 3400 testime të kryera dhe 2 viktima.
Lajmi i mirë është se në spitale nuk ka asnjë person të intubuar, nga 5 që ishin dje. Edhe numri i rasteve aktive me covid vijon të bjerë. Aktualisht, në gjithë vendin kemi 6 468 raste aktive me koronavirus, ku 5032 prej tyre janë në Tiranë. Dibra, Kukësi dhe Berati duket se po e mposhtin pandeminë.
“Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive”
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (15 Maj 2021)
Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 976
Të shtruar në spitale 83
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,400
Testime totale 674,895
Raste pozitive 131,978
Raste të shëruara 123,081
Raste Aktive 6,468
Humbje jete 2,429
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5032
Shkodër 250
Fier 160
Korçë 209
Gjirokastër 197
Durrës 106
Vlorë 143
Elbasan 113
Lezhë 102
Berat 77
Kukës 42
Dibër 37
Gazeta SHQIP