Rinumërimi në Berat/ Rikuperon LSI, ja sa vota i duhen për t’i marrë mandatin PS-së

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vijuar sot procesin e rinumërimit të votave për 114 qendrat e votimit të Qarkut të Beratit, vetëm për subjektet zgjedhore.Procesi nisi rreth orës 09:21.

Deri tani janë rinumëruar 53 kuti nga 114 që do ti nënshtrohen këtij procesi.

Nga rinumërimi, PS është 5 vota minus, LSI 4 plus, duke e çuar diferencën në 72 vota.

Pra, që LSI t’i marrë mandatin PS-së, i duhet të rikuperojë edhe 73 vota.

Ndërkohë për 2 kërkesat ankimore të PD dhe LSI për pavlefshmerinë e zgjedhjeve në Qarkun e Vlorës, KAS vendosi t’i rrëzojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT