Rinumërohen 90 kuti në Durrës/ LSI kërkon mandatin, ja si ndryshojnë votat deri tani

Në KQZ vijon rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit, pasi KAS miratoi kërkesën e LSI, e cila pretendon se mund të marrë një mandat.

Nga 90 kuti që janë rinumëruar deri tani nuk ka ndryshim rezultati. Mësohet se PS ka humbur 14 vota, LSI ka marrë 2 vota, ndërsa PD ka humbur 31 vota.

LSI synon të marrë mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit.

Katër numërues nga administrata e KQZ po rinumërojnë fletët e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit.

Subjektet politike kanë vëzhguesit e tyre të pranishëm në 8 tavolina numërimi.

Përfaqësuesi i PS-së në KAS, Eridian Salianji tha se ishte dakord me kërkesën e LSI-së për rinumërim dhe rivlerësim, ndërsa theksoi se rezultati nuk do të ndryshojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT