Rruga Delvinë-Kardhiq, Rama publikon pamjet: Me punën që vijon në tunelin Skarficës përgjatë… (Video)

Kryeministri Rama si çdo mëngjes ka publikuar një video në faqen e tij në “Facebook”. Rama me anë të kësaj video tregon pamjet e tunelit Skarficë dhe rrugës Delfinë – Kardhiq, ku po punohet ende për mbarimin e saj.
“MIRËMËNGJES
dhe me punën që vijon në tunelin Skarficës përgjatë rrugës së re Delvinë – Kardhiq, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama
Kujtojmë se kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare që shkurton me 3 orë, kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.