SHBA vërtetoi përfshirjen e Shkëlzenit në skandalin e Gërdecit, Berisha: Janë të gjitha trillime, djali im s’ka lidhje

Lidhur me akuzat e ngritura nga DASH për korrupsion dhe ndalimin e hyrjes në vend ndaj tij dhe familjarëve, ish-Kryeministri Berisha ka mohuar gjithçka.

Ai nuk i ndahet gënjeshtrës, duke mohuar gjithashtu kategorikisht përfshirjen e djalit të tij në çështjen e Gërdecit.

“Janë të gjitha trillime, të faktuara me çdo gjë. Kurrë s’ka pat,” thotë ai i ftuar në Opinion.

Por kjo është e pavërtetë, pasi për të ka nxjerrë fakte dhe prova edhe gazetari amerikan Guy Lawson.

Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ngriti një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida, padi që u rrëzua pak kohë më parë. Shkëlzen Berisha e ka apeluar këtë vendim, por e ka humbur sërish betejën në gjykatë. Pra, drejtësia amerikane vërteton përfshirjen e tij në skandalin e Gërdecit, ku u vranë 28 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT