Shkak i COVID/ Greqia shtyn sërish masat me Shqipërinë deri më…

Greqia ka shtyrë masat sërish me Shqipërinë për shkak të COVID deri më datë 24 maj.

Pika kufitare e Kapshticës nuk ka për të qenë e hapur, pasi nuk lejohet hyrja.

Ndërsa, pika kufitare e Kakavijës do të qëndrojë hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Për 400 persona lejohet kalimi në Kakavijë. Sipas rregullit, në Kakavijë, lejohet kalimi për shtetas grekë ose me leje qëndrimi.

Për sa i përket personave që do lejohen të hynë në Greqi do duhet të kenë me vete këto dokumente:

Pasaportë Greke ose Pasaportë Shqiptare me leje qëndrimi

PLF të plotësuar 24–72 orë përpara udhëtimit

Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Personat në fjalë duhet të kenë me vete certifikatë vaksinimi nga autoritete shtetërore ose e-albania në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave.

Në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT