Shkarkimi i Ilir Metës/ Prezantohet në Komisioni Hetimor raporti përfundimtar. Hyseni: Brenda 7 ditësh do jetë në Parlament

Kreu i Komisionit Hetimor Alket Hyseni deklaroi se raporti do të dërgohet brenda 7 ditësh në seancën e Kuvendit. Ai u shpreh se Komisioni Hetimor i ka dhënë përgjigje objektit të hetimit, duke theksuar se në radhë të parë është respektuar Kushtetuta.
Hyseni përsëriti edhe njëherë pretendimet se presidenti ka cenuar imazhin e vendit dhe raportet e Shqipërisë me partnerët. Ai deklaroi se gjatë fushatës elektorale presidenti nuk ka siguruar unitetin kombëtar, ndërsa mesazhet e tij kundër mazhorancës janë cilësuar si të paprecedenta.
Ndërsa përmendi marrjen e provave nga Komisioni Hetimor, Hyseni tha se u respektua ligji sa i takon informacionit të klasifikuar nga SHISH mbi kreun e shtetit.