Shkarkimi i Metës, flet Taulant Balla: Gjithcka GATI! Kemi paraqitur prova, Presidenti shkeli Kushtetutën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Balla theksoi se Presidenti ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën, para dhe gjatë fushatës elektorale.

“Prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e rreth 50 deputetëve që kanë depozituar kërkesën për fillimin e shkarkimit të Presidentit.

Lidhur me vlerësimin se Presidenti para dhe gjatë fushatës ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën. Duke u nisur nga një rezolutë e mëparshme, që i kërkon të kthehet në binarët e kushtetutës për detyrën.

Nuk ka ndodhur dhe pas kësaj rezolute ka vazhduar të kryejë veprime në kundërshtim me ligjin. Kuvendi do të shprehet me këtë kërkesë. Kjo i plotëson të gjitha kushtet.

Do kaloj në Komisionin e ligjeve më pas që do të hetohet nëse ka kryer shkelje. Kuvendi ka tagrin për të ushtruar detyrën deri më 8 korrik. 60 ditë sipas Kushtetutës. Derisa komisioni i ligjeve ta shqyrtojë kërkesën.

Besoj që në dokumentin e plotë që kemi paraqitur janë provat e domosdoshme që argumentojnë qëndrimin tonë dhe janë prova të nevojshme për të iniciuar procedurën e iniciuar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta”, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT