Shkarkimi i Metës, Ngjela: S’do e mbroja si avokat, ja ç’do ndodhë me të dhe Sali Berishën

Sot në “Real Story” avokati Ngjela teksa ishte duke folur për shkarkimin e Metës, tha se ndryshe nga nisma e parë e ndërmarrë nga Kuvendi, kjo nismë e dytë është e shoqëruar me më shumë fakte.

Në disavantazh të Presidentit sipas tij, janë deklaratat kundër Ambasadores së SHBA, Yuri Kim. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse do e kishte mbrojtur Presidentin Meta në gjykatë, Ngjela tha se jo, pasi sipas tij, çështja është mjaft delikate dhe e vështirë.

Ai u shpreh i bindur që Kuvendi do të japë 94 vota për të çuar çështjen në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa shtoi, se kjo e fundit, vendimin do e konsultojë edhe me ekspertë ndërkombëtarë.

“S’do e kisha mbrojtur. Do e kisha shumë të vështirë ta refuzoja, por do e refuzoja sepse ka ngarkesë negative në opinionin publik. Meqenëse ka bërë tendencë anti-NATO, nuk mendoj se e ka të lehtë”, tha Ngjela.

“Unë nuk e di si do të mbrohet në gjykatë Meta, por deri tani del si anti-amerikanizëm. Anti-amerikanizmi i jep energji negative shkeljeve. Deri tani ka imunitet, është me vaksinë, po ta heqin si President, s’ka vaksinë, do vejë te Covid-i. Basha nuk do të rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, nëse nis procesi penal ndaj Berishës para 13 qershorit”, përfundoi Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT