Shkarkimi i presidentit, mblidhet sot Komisioni Hetimor! Meta ‘arratiset’ në Slloveni

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të nisë në 13:00, ndërsa në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Por, ndërkohë që Komisioni Hetimor zhvillon mbledhje për shkarkimi  e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Kreu i shtetit do të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Kjo nismë e cila iniciohet për herë të dytë, pas stopimit të së parës që i bëri Partia Socialiste fokusohet te deklaratat e presidentit Meta para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ku u bë palë me opozitën dhe  bëri thirrje që evokonin revolucione apo dhe ndonjë trazirë.

Pas 25 prillit, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet, dhe 49 deputetët e kësaj force mblodhën  firma të deputetëve për të ngritur komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, anëtarët e Komisionit Hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët ligjor të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun. Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti Ilir Meta, gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Rendi i ditës:

1.      Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së dates 14 maj 2021

2.      Marrja e datyrës nga eksperti ligjor z. Artan Spahiu

3.   Komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive

4.   Çështje të tjera

Meta në Slloveni

Ndërkohë që Komisioni Hetimor zhvillon mbledhje për shkarkimi  e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Kreu i shtetit do të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.

Meta do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT