Shqipëria, “COVID FREE”/ Qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin

Qeveria shqiptare ka shtuar një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin.

Sipas vendimit, me anë të këtij fondi do të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare si një destinacion mikpritës “COVID FREE”.

Ky vendim i Këshillit të  Ministrave erdhi me propozim të Ministrisë së Turizmit. Vendimi vjen në prag të sezonit turistik dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta.

Shqipëria, “COVID FREE”/ Qeveria jep 100 milionë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT