Shqiptarët konsumuan më shumë në muajin e zgjedhjeve

INSTAT thotë se në muajin prill inflacioni shënoi shifrën më të lartë që prej muajit tetor të vitit të kaluar, duke konfirmuar perceptimin se gjatë muajit zgjedhor shqiptarët konsumuan më shumë.

Kategoria me rritjen më të fortë të inflacionit është ajo e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Krahasuar me prillin e 2020-ës, kjo kategori u rrit me 4.5 për qind, ndërsa rritja e dytë më e fortë është në grupin e komunikimeve me 3.6 për qind, po në krahasim me një vit më parë. Mbeten thuajse në nivele të njëjta shpenzimet sa i takon arsimit, ndërsa shpenzimet për shëndetin u ulën me 0.6 për qind.

“Krahasuar me muajin Prill 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,5 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Transporti” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili”, thotë INSTAT në raportin mujor të publikuar këtë të hënë.

Ndonëse kjo është rritja më e madhe e inflacionit që prej muajit tetor të vitit të kaluar, kur kapte 2 për qind, sërish është larg objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë, që për rigjallërim të ekonomisë gjykon se niveli i inflacionit duhet të jetë rreth nivelit 3.0 për qind.

Shqiptarët konsumuan më shumë në muajin e zgjedhjeve

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT