Shqiptarët në Izrael, ambasada shqiptare në Tel Aviv jep të dhëna për situatën

Ambasada shqiptare në Tel Aviv ka reaguar për ‘A2’ mbi gjendjen aktuale të shqiptarëve në Izrael e Gaza, duke bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë informacion për persona të lënduar nga konflikti që u ka marrë jetën mbi 200 personave.
Ambasada thekson se është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në kontakte të ngushta me komunitetin shqiptaro-hebre në Izrael.