SKANDALI me listën e votuesve të PD, Bujar Nishani dhe zv.kryetarja e PD në Gjirokastër nuk mund të votojnë për kryetarin e ri

Të dielën e 13 qershorit Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë, por një skandal ka ndodhur me listën e votuesve.

Newsbomb.al mëson se kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, nuk mund të votojë për kryetarin e ri. Nishani nuk është anëtar i PD-së që nga koha kur mori postin e Presidentit të vendit, ndërkohë që nuk dihet ende se psërse nuk është anëtarësuar sërish.

Gjithashtu edhe zv.kryetarja e PD-së në Gjirokastër, Alije Kokalari nuk e ka emrin në listën e votuesve, por nuk dihet arsyeja, raporton newsbomb.

Ndërkohë burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se kryesia e PArtisë Demokratike mund të përballet me një padi në gjykatë, pasi nuk pranon t’u japë listën e anëtarëve me të drejtë vote tre kandidatëve që garojnë përballë Lulzim Bashës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT