Sondazhet në favor të Shqipërisë/ Producenti amerikan elozhe për Anxhela Peristerin: Vokal i shkëlqyer

Anxhela Peristeri performoi e dyta në natën e finales së “Eurovision 2021”.

Ashtu sikurse edhe në performancat e kaluara, Peristeri shkëlqeu e nxori në pah të gjithë potencialin e saj vokal, por jo vetëm, pasi dhe dukja ishte e një niveli mjaft të lartë.

Ndërkohë, kur ende nuk kemi një fitues, janë sondazhet ato që janë shpresëdhënëse për këngëtaren e dashur për publikun. Sondazhi i bërë nga producenti i njohur amerikan Brian Malouf, e rendit Peristerin në “Top 10-en” e këtij kompeticioni.

Madje Malouf, i cili njihet si bashkëpunëtor Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore, rendit Peristerin si fituese të këtij kompeticioni.

Ai nuk i ka kursyer elozhet në drejtim të saj ku thotë: “Është vetëm e jashtëzakonshme! Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente duke bërë duet me Andrea Bocelli. Vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer, këngë tepër e mirë”.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, i cili do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.

Më poshtë mund të gjeni numrat përkatës të të gjitha shteteve që janë pjesëmarrëse në Eurovision për të votuar Anxhela Peristerin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT