Soreca: Shqipërisë i duhet parlament i plotë për rrugën drejt BE, KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë e 25 prillit

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një parlament i plotë për të nisur rrugëtimin drejt BE-së.

Zyrtari i BE u shpreh për “Euronews Albania” se zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan në mënyrë të rregullt, por sipas tij SPAK, KQZ dhe KAS duhet të shohin çdo parregullsi dhe ankesë për këtë proces.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” tha Soreca. “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”, u shpreh ai.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin”, tha më tej Soreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT