Sot, 4 viktima/ Sa raste aktive me covid ka në Shqipëri dhe si paraqitet situata në spitale

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1444 testime nga të cilat 30 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona të prekur me Covid-19. Numri i rasteve aktive ka rënë në 11,296, nga të cilët 9407 në Tiranë. Berati, Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të rasteve aktive.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Maj 2021)

Raste të reja ditore 30

Të shëruar në 24 orë 952

Të shtruar në spitale 99

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1444

Testime totale 660,272

Raste pozitive 131,753

Raste të shëruara 118,041

Raste Aktive 11,296

Humbje jete 2,416

Rritet sërish numri i vdekjeve nga covid në Shqipëri, sa të infektuar u regjistruan 24 orët e fundit
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9407

Shkodër 327

Fier 263

Korçë 230

Gjirokastër 238

Durrës 183

Vlorë 182

Elbasan 133

Lezhë 100

Berat 89

Dibër 82

Kukës 62

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT