Stërvitja e ushtrisë amerikane edhe në Shqipëri/ Media ruse: Si NATO po dëbon Rusinë nga Ballkani

Mediat ruse kanë shkruar lidhur me atë se si Aleanca e Atlantikut të Veriut është duke e larguar Rusinë nga ndikimi në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në artikullin në fjalë flitet për anulimin e ushtrimeve të përbashkëta që ishin planifikuar të mbaheshin nga Serbia, Rusia dhe Bjellorusia.

Po ashtu, tregohet edhe për pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtrimet e përbashkëta “Përgjigja e Shpejtë 2021″, e cila po mbahet nga 17 maji deri më 2 qershor.

Sipas tyre, perëndimi nuk po i shikon në mënyrë të favorshme stërvitjet e ushtrisë ruse dhe asaj serbe, kudo që mbahen. Siç duket, NATO nuk ka ndërmend të ndryshojë politikën e saj ndaj Rusisë ashtu edhe ndaj Serbisë.

“Gjatë ceremonisë së hapjes së stërvitjes së përbashkët, përfaqësuesit e të dy ushtrive theksuan se mbajtja e ushtrimeve rrit bashkëpunimin midis forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë”, shkruan media ruse.

Mediat ruse tregojnë se 25 vende janë përfshire në manovrën ushtarake “Mbrojtësi i Evropës 2021”.

“Anëtarët e NATO-s dhe partnerët e tyre, nga muaji maj deri në qershor, po kryejnë disa stërvitje ushtarake në Evropë. Manovra e quajtur “Mbrojtësi i Evropës” mbahet çdo vit dhe organizohet nga ushtria amerikane. Këtë vit, 25 shtete u janë bashkuar kësaj manovre, duke filluar nga shtetet e BE-së dhe Kanadaja, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, si dhe shtetet partnere, siç janë Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia”, tregon Regnum.

Kjo media ruse shpjegon për stërvitjen e planifikuar e njohur si “Mbrojtësi i Vendosur 2021”.

“Përveç kësaj, në fund të muajit maj, NATO ka në plan të mbajë stërvitjen ‘Mbrojtësi i Vendosur 2021’. Faza përfundimtare e këtyre ushtrimeve është planifikuar të përfshijë 20 shtete anëtare të aleancës. Ushtrimet ndahen në tre pjesë. Rreth 4 mijë forca të NATO-s, të udhëhequra nga Turqia do të zbarkojnë në Rumani”, shpjegon media ruse.

Në fund sipas tyre, Serbia dhe Republika Srpska janë në një pozitë të palakmueshme për shkak të veprimeve të NATO-s.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT