Studimi, Covid do të jetë grip i thjeshtë vetëm pas…

Ekspertë të shumtë besojnë se koronavirus pandemik SARS-CoV-2 i cili është përhapur globalisht do të bëhet endemik në të ardhmen dhe për këtë arsye do të përhapet vetëm lokalisht, duke zvogëluar gradualisht agresivitetin e tij derisa të bëhet shumë i ngjashëm me një ftohje të zakonshme brenda 10 vjetësh.
Sipas studimit të publikuar nga Corriere della Sera, ky skenar pozitiv është parashikuar nga dy grupe të ndryshme shkencëtarësh: ata nga Universitetit Kolumbia në Nju Jork dhe kolegët nga e Departamentet të Biologjisë së Universitetit Shtetëror të Emory dhe Pensilvanisë i cili publikoi studimin.
Falë simulimeve të ndryshme të kryera, fati i koronavirusit SARS-CoV-2 duket të jetë saktësisht e njëjtë me koronavirusët e tjerë që qarkullojnë të njerëzit dhe që shkaktojnë gripin apo të ftohurën e thjeshtë.