Të gjithë pro/ PS dhe opozita në komision votojnë pro shkarkimit të Metës

Me 11 vota pro nga të dyja kampet e politikës, socialistëve dhe opozitës është miratuar raporti prej 97 faqesh i komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Deputetët e opozitës, Stojku, Murrizi, Çaçani dhe Shtjefni kanë votuar pro këtij raporti përfundimtar që pritet t’i dërgohet Parlamentit, për të vendosur më pas dhe ditën e seancës.

Për t’u kaluar në seancë kërkohet një votim i cilësuar i votave. “Nuk është një ditë krenarie për ne e as për shtetin shqiptar, por padyshim është një ditë e mirë për demokracinë e shëndoshjen e demokracisë sonë, si dhe një triumf i Kushtetutës”, tha kryekomisioneri Hyseni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT