Tensionohet mbledhja e Kryesisë/ Zbardhet PERPLASJA në Kryesi mes Kadillit dhe Bashës: Nuk je i pazëvendësueshëm, ti…

Zbardhet përplasja mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë, Fatbardh Kadilli. Ka nisur tejet e tensionuar mbledhja e Kryesisë. Pas fjalës së mbajtur nga Basha që ka kërkuar që gishti për humbjen e zgjedhjeve të mos drejtohet brenda në PD, mësohet se ka folur direkt Fatbardh Kadilli, i cili i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Bashës.
“Në PD ka ka njerëz të mirë, nuk je i pazëvendësueshëm je dorëheqjen e parevokueshme, drejtove çdo gjë dhe vetëm pa forume dhe në fushatën në zgjedhje nuk përfshive askënd. Problemet në zgjedhje nuk justifikojnë humbjen.PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd. E ndërtove opozitën me kauza të rastit, she i destinuar të dilje humbës”, mësohet të ketë deklaruar Kadilli.
Basha mësohet se ka deklaruar “Kjo fushate e provoi se ne edhe propogandes se tyre mund ti bëjmë ballë— ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemer, me shpresë!!! Dhe këtë ne e bëmë—shqiptaret dolen me gezim ne zemer dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!! Ata dje e donin me gjithe shpirt ndryshimin! ATA E DUAN NDRYSHIMIN EDHE ME SHUME SOT!!! Ndaj te bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratët dhe gjithë shqiptaret”.