“Ty s’të pyet as roja i PD”/ Kryebashkiaku i PS shpërthen ndaj Bashës: Karabush! Sillesh si por…a nëpër brekë

Kryebashkiaku i PS në Lezhë, Pjerin Ndreu ka vazhduar përplasjen me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Siç duket, Basha është zhvendosur sot në Lezhë, në turin e takimve që po zhvillon pas humbjes së zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Ndreu shprehet se Basha e ka sulmuar gjatë fjalimit të tij dhe për këtë arsye i kthen një përgjigje të fortë në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku i Lezhës e quan kryedemokratin “karabush”.

“Na paska ardhë në Lezhë Lulush Basha në këtë sorollatjen, si por…a nëpër breke, dhe si i vrerosur na paska përmendë emrin! E para, t’u kërkoje falje Lezhjaneve se jua çove Frang Bardhin në Has!

E dyta, a se din Lulush se jam anëtar i Partisë Socialiste, dhe si thu ti, duhet te punoja për ty ?! Qenke hollë fare nga mendja o i ziu ti!

Nje shok imi më tregoi një histori me një zetorist që mbushi rimorkion me njerëz dhe u nis me turr në destinacion. Mirepo ju kthy në anë rimorkio dhe u demtuan njerëzit. Zetori asgjë. Zbriti ky shoferi i vrerosur duke ju thënë, o sa keq me vjen se ju vrava! Mos të vije keq thanë këta, se mirë na e bëre, përderisa hypem në zetor me ty!

Shko e fshihu diku e mos bëj më kumtesa të fortesh e fytyrëngrysur, se ty s’të pyet roja i PD, jo më të intimidosh një kryetar Bashkie! Karabush” shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT