“Urdhrat e tij kanë çuar në vrasje”/ Fatos Klosi: Gjynahet e Berishës janë më shumë se sa e akuzon SHBA

Ish-drejtor i SHISH, Fatos Klosi, foli sot në “Breaking” në Top Neës, për shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA.

Klosi u kthye pas në kohë duke folur për mënyrën se si ka qeverisur Berisha, e madje shtoi se urdhrat e tij kanë çuar edhe në vrasje.

Sipas Klosit, gjynahet e tij janë shumë më shumë se sa aq sa e akuzon SHBA.

“Kam artikuluar vrasje sepse e gjithë situate e 97 u lidh me këmbënguljen e Berishës por mos të lënë detyrën, donte të tregonte që ishte i forti, dhe pati qindra të vrarë.

Ai u rizgjodh President kur në rrugë vriteshin njerëz, dhe u mburr në parlament. S’ja drejtoj gishtin Saliut sigurisht se s’ka marrë pjesë ai, se është i zgjuar, por sigurisht urdhrat e tij kanë çuar në vrasje.

Po ashtu ke dhe familjen Haklaj. Tregonte mënyrën se s ii drejtonte vartësit të tjera. Ai ka dhe gjynahe të tjera përveç të asaj që e akuzon SHBA,” tha Klosi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT