VIDEO/ Humbi rrugën në mal dhe kaloi pa dashje kufirin, shqiptari mbahet 6 muaj në burgjet e Serbisë

Blerim Maçastena ishte arrestuar para gjashtë muajsh për kalim ilegal të kufirit nga forcat Serbe. E gjitha ndodhi pasi ai humbi rrugën teksa kishte dalë shëtitje në mal, ndërsa serbët e mbajtën 6 muaj në burg.

Në Serbi, Blerimi u akuzua për armëmbajtje pa leje dhe për kalim ilegal të kufirit, ndërsa shoku i tij u lirua pas 48 orëve paraburgim.

Në rrëfim për Klan Kosova ai ka treguar detajet nga momenti i arrestimit e deri tek mënyra se si trajtohej në burg.

“Kam dalë të shëtis në bjeshkë. Kur filluam të kthehemi, ra mjegull dhe nuk mundem ta gjejmë rrugën. Bateria e telefonit filloi të dobësohej. E thirrëm policinë. Policia na pyeti se çfarë po shohim dhe thanë që po vijnë te na. Policia thanë se e kanë lëshuar sirenën por ne nuk mund ta dëgjojmë. Vendosëm që bashkë me Beratin të dalim në fshatin Shtedim,”– tha ai.

“Duke ecur komunikonim vazhdimisht me policinë. Ndërkohë nga një mal shumë i dendur e gjetëm një rrugicë të ngushtë. Filluam ta ndjekim këtë rrugë. Policia e Kosovës ka bërë maksimumin. Ndërkohë ra bateria e telefonit. Vazhduam rrugën. Rruga filloi të zgjerohej. Ne ndërkohë hasëm në një kanaçe që shkronjat i kishte çirilicë. E dinim që tashmë ishim në territor të Serbisë.”

Deri në ato momente Maçastena e dinte se ishte në territor të Serbisë, por u ndihmua nga banorët e zonës të cilët i kishin dhënë informacion për vendodhjen.

“Më pas u nisëm në drejtim të Mërdares. Pas rreth 1km na doli xhandarmëria serbe. Na kërkoi dokumentet. Na thanë që të lëmë çantat në tokë dhe ashtu vepruam. I tregova që në çantën e bardhë kam armën zyrtare. Menjëherë më lidhën duart. Iu tregova se jam sigurim i subjektit që i përkas. Më pyetën nëse kam gjuajtur me armë dhe na arrestuan dhe na dërguan në stacionin e policisë në Kurshimli”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT