VIDEO/ Shqipëria elektrizon skenën e “Eurovizion”, performancë e shkëlqyer

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka elektrizuar sërish skenën e Eurovizion 2021 me këngën e saj “Karma”.
Këngëtarja shqiptare doli e dyta dhe bëri një performancë të jashtëzakonshme duke marrë duartrokitje të shumta dhe të merituara. Kënga e bukur dhe performanca e denjë i jep shpresë Peristerit se mund të marrë një rezultat të mirë.
Anxhela tërhoqi jo pak vëmendjen me paraqitjen skenike sa i përket veshjes, ku dukej vërtetë e mrekullueshme.