Vrasja e Aleks Nikës më 21 janar/ Braçe: Asnjë vrasje nuk mbyllet pa u ndëshkuar

Zv/kryeministri Erion Braçe ka shkruar një status pas lajmit për rihapjen e dosjes së 21 janarit për vrasjen e Aleks Nikës, 1 prej 4 protestuesve që humbën jetën 10 vite më parë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ai shkruan në Instagram shoqëruar me një foto të Aleks Nikës nga homazhet, se asnjë vrasje nuk mbyllet pa u hetuar e ndëshkuar.

“#ASGJENUKHARROHET
ASGJE NUK MBYLLET PA BERE DREJTESI!

ASNJE VRASJE NUK MBYLLET PA U HETUAR, GJYKUAR, NDESHKUAR!

Nuk fshihet vrasja as me heshtje,
as me proces politik, te njenashem e te korruptuar;
Madje te gjitha keto jane arsye qe nje vrasje te hetohet deri ne fund,” shkruan Braçe.

Sipas burimeve mësohet se çështja e hapur do të fokusohet për vrasjen e Aleks Nikës. Kjo vrasje mbeti pa autor dhe se nuk u provua se nga cila armë u vra Aleks Nika, i cili ishte i në protestën e opozitës 10 vite më parë.

Kështu mësohet se do të kërkohet riekspertimi se sa nga u qëllua i ndjeri Aleks Nika. Çështja është regjistruar në prokurorinë e Tiranës prej 1 muaj dhe hetimi po vijon me veprime konkrete.

10 vite më parë, më 21 Janari i vitit 2011, Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT